Haradinaj: Korrigjimi i kufijve ftesë për tragjedi të reja në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ridizajnimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve “është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”

Në një postim  në facebook Haradinaj thotë se do të vazhdojë të këmbëngulë fuqishëm kundër këtyre ideve që ai i quan shkatërruese dhe i bën thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes.

“Nuk duam të hyjmë përsëri në skenarë të rrezikshëm për të rifilluar një ndërhyrje të re të NATO-s. Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes.”

SHKARKO APP