Haradinaj: Korrigjimi i kufijve, maskim për ndarjen e Kosovës

Në një tubim me të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës në Bogë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Sipas Haradinajt, korrigjimi i kufijve, demarkimi dhe ideja e shkëmbimit të territoreve janë maskime për ndarjen e Kosovës.

“Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të kufijve, me demarkim, me ndërrim të territoreve, krejt janë maskime për ndarjen e Kosovës. Po konsolidohemi, po bëhemi shtet, po e njohim veten më shumë, po bëhemi të zotë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e quajti demarkacionin me Malin e zi, korrigjim të marrëveshjes dhe jo të kufijve. Ai po ashtu tha se është i interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Malin e Zi dhe njoftoi që e ka ftuar kryeministrin malazez në kullat e tij në Gllogjan.

SHKARKO APP