Haradinaj: Kosova duhet t’i majë zgjedhjet në tetor të këtij viti
Lideri i AAK'së Ramush Haradinaj ka thënë se për të shpëtuar nga qeverisje keqe e Isa Mustafës janë zgjedhjet e reja, të cilat, sipas tij, duhet të mbahen këtë vit, në gjysmën e muajt tetor.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësin që në këto zgjedhje AAK'ja, Vetëvendosja dhe Nisma të shkojnë në një listë të përbashkët.
Kjo ide, sipas Haradinajt, është duke u diskutuar ndërmjet tre liderëve opozitarë. Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë eksperiment i panevojshëm për Kosovën.
Kjo gjykatë, sipas tij, mund t;i ketë shkuar përshtati vetëm kryeministri Isa Mustafa. Duke folur për dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka thënë se Kosova është duke humbur kohë në këtë proces./Epoka e re/