Haradinaj: Kosova e interesuar të arrijë marrëveshje me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, energjinë e saj, e ka të fokusuar në përmbylljen e të gjitha temave të brendshme, që ia mundësojnë Kosovës të hyjë në hartën e BE-së.
Këtë ka thënë Haradinaj se e ka bërë të qartë gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në ShBA.
“Përpara liderëve të rajonit dhe atyre nga vendet europiane theksova se Kosova, si faktor paqeje e stabiliteti dhe e angazhuar për fqinjësi të mirë, është jetësisht e interesuar ta arrijë në afat optimal marrëveshjen ligjërisht obligative me shtetin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të përmbyllë të gjitha reformat në vend”, ka shkruar ai në Facebook.