Haradinaj: Kosova s’ka ftesë për samitin në Durrës. Reagon kryeministri Rama

Kryeministri në detyrë  Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk ka ftesë nga Shqipëria për Samitin e radhës për minishengenin ballkanik ,që do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor. Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se edhe nëse kjo ftesë vjen nga homologu i tij Edi Rama është i vendosur që të mos marrë pjesë. “Kosova buk është e ftuar me aq sa di unë, të paktën jo deri tani që unë flas. Edhe në rrethanat që janë deri tani unë nuk marr pjesë. Por edhe ftesë nuk kemi marrë”,- deklaroi Haradinaj.

Pas këtij qëndrimi, zyra e shtypit e Kryeministrisë në Tiranën ka njoftuar se Haradinaj nuk është ftuar, pasi është dorëhequr nga detyra. Në vend të tij, ftesa i është dërguar Hashim Thaçit.

“Nisur nga një deklarate e bere nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi”,- thuhet në njoftimin e qeverisë shqiptare.

SHKARKO APP