Haradinaj: Kosova tregoi pjekuri

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka dhënë një deklaratë për mediat menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit.

Haradinaj nënvizoi se votimet shkuan në mënyrën e duhur, duke përgëzuar edhe qytetarët që votuan.

“Tri momente që duhet të theksohen janë se Kosova ka treguar pjekuri politike, zgjedhjet kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vlen të theksohet se këtë herë është votuar vetëm me dokumente të Kosovës dhe ajo që është më e rëndësishme është që mandati është më i sigurt kur i kthehet popullit në një tension politik. Besoj që ky standard do të aplikohet”-tha Haradinaj.

SHKARKO APP