Haradinaj kthehet nga Haga: Kufijtë e Kosovës nuk preken

Pas qëndrimit dyditor në Hagë, kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë pak para mesnate është kthyer nga Haga.

Kthimin në Kosovë e bëri të ditur përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook. Haradinaj tha se me të kryer edhe detyrën e raportimit para prokurorëve të Hagës, do t’u kthehet detyrimeve në Kosovë.

Kryeministri i dorëhequr, deklaroi se vendimi i tij për të lënë postin është porosi se kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.I njëjti ka komentuar edhe zërat se pas dorëheqjes së tij nuk mund ta ushtrojë postin e kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverinë, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës” ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën e kaluar pas ftesës për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Ai është ftuar për intervistë të mërkurën ndërsa gjatë intervistimit ka thënë se është mbrojtur në heshtje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?