Haradinaj: Kufijtë e Kosovës nuk negociohen

Liderët e koalicionit qeveritar, të cilët sot i ka mbledhur në kabinetin e tij Kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë hartuar një Draft-Rezolutë për Dialogun, e cila pritet t’i propozohet për harmonizim edhe opozitës. Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog. Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje për Rezolutën e Qeverisë për dialogun me Serbinë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka përsëritur se edhe në rezolutë thuhet që kufijtë e Kosovës mbetin të pandryshueshëm dhe të panegociushëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në pikën një dhe pikën gjashtë të Rezolutës së Qeverisë, të dakorduar sot me kryetarët e partive të koalicionit qeveritar, është definuar qartë se kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve, do të Ratifikojë Marrëveshjen Ligjërisht Obligative në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?