Haradinaj: Kufijtë janë vendosur me luftë dhe ndryshojnë vetëm me luftë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se debati për ndryshimin e kufijve është i rrezikshëm për Kosovën dhe gjithë Ballkanin.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, Haradinaj tha se “kufijtë janë vendosur nga çizmja e ushtarit dhe ndryshohen vetëm nga çizmja e ushtarit”.

Kryeministri i Kosovës i ka cilësuar jo realiste deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për ndryshim kufijsh me marrëveshje. “Nuk kanë asnjë bazë deklarata të tilla për kufijë”,- tha Haradinaj.

SHKARKO APP