Haradinaj liron nga detyra ministrin serb: Faleminderit për bashkëpunimin!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot se ka liruar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenda Rikalo, përfaqësues i komunitetit serb.

“Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. – njoftoi Haradinaj. – Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush është Nenda Rikalo

Swiss Digital Mobile Reklama

Nenad Rikalo është autor dhe bashkautorë i disa publikimeve mbi planifikimin strategjik dhe reformat e politikave publike në nivel lokal apo qendror. Prej aftësive punuese të cilat janë të rëndësishme për udhëheqjen e ministrisë, vërtetohet se posedon: zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, planifikimin strategjik dhe operativ, menaxhimin e projekteve dhe programeve.

Gjatë periudhës 20 vjeçare të përvojës së punës ka pasur rastin të punojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Menaxhim të Projekteve (UNOPS), Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Qendrën Regjionale për Ekologji (REC), Organizatën Holandeze Milieucontact International, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe në botën e sektorit të OJQ-ve por edhe si konsulent kryesor në projektet e ndryshme regjionale.

Nenad Rikalo është i njohur në fushën e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit sipas zhvillimit të teknologjive bashkëkohore të tharjes së pemëve, perimeve dhe bimëve medicinale përmes të ashtuquajturës tharje me vakum. Njohuritë e veta në fushën e kimisë dhe teknologjisë i zbatoi në zhvillimin e metodave të cilat japin produkte të cilësisë së lartë të cilat janë jashtëzakonisht të kërkuara në treg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?