Haradinaj mbledh sërish Këshillin e Sigurisë
Kryeministri i Kosovës do të mbledhë sot Këshilin e Sigurisë.
Në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 11:30 do të diskutohet për sigurinë në e përgjithshme në vend.
Dje (30 mars) kryeministri kosovar ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe kreun e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi pas operacionit të realizuar nga policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në atdheun e tyre.
Është hera e dytë brenda javës që Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë.
Këshilli u mblodh edhe me datën 27 mars, një ditë pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriç, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë.