Haradinaj mesazh edhe Ramës: Zgjedhjet e parakohshme, Kosova dërgoi sinjal pjekurie në rajon

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ende pa mbaruar mandati kushtetues.

Me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, Kuvendi votoi pro shpërndarjes.

Propozimi i deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit, erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik, pas ftesës nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Pas këtij akti, Haradinaj e ka cilësuar shpërndarjen e Kuvendit, dhe automatikisht dërgimin e Kosovës në zgjedhje të parakohshme si një pjekuri politike të vendit të tij.

Madje, ai thekson se ky është një sinjal edhe për vendet e Rajonit e më tej.

“E vlerësoj si një shenjë të pjekurisë politike në parlament vendimin për shpërndarën e kuvendit, e demokracisë tone të qëndrueshme.

Kosova ka dërguar një sinjal të pjekurisë politike, të një niveli të demokracisë të avancuar vendeve të rajonit dhe BE, për shkallën e lartë të pjekurisë dhe demokracisë së vërtetë që ia vlen të respektohet”, u shpreh Haradinaj në një prononcim për mediat.

SHKARKO APP