Haradinaj mesazh të fortë pas dorëheqjes: Jo ndarje e as Dodik Republikë në Kosovë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka falenderuar të gjithë që e kanë përkrahur këto ditë pas dorëheqjes dhe ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për intervistim.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se s’do të ketë ndarje të vendit e as Dodik Republikë në Kosovë.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë! Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, të premten. Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale. Haradinaj ka bërë të ditur se do të niset për në Hagë këtë javë dhe se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj dorëzon sot edhe formalisht dorëheqjen tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

thaci haradinaj

Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë të premten, ndërsa më pas njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, ndërsa partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve.

Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

SHKARKO APP