Haradinaj-Mogherinit: Dialogu mund të vijojë edhe pa taksën

Kryeministri, Ramush Haradinaj i është përgjigjur përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit lidhur me taksën. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Haradinaj shkruan se dialogu nuk duhet të lidhet me taksën.

“Dialogu ka devijuar shumë kohë më parë para se të vendosej tarfia. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë pa e lidhur atë me taksën”,- shkruan Haradinaj.

Deklaratat e Haradinaj vijnë një ditë pas reagimit të Mogherinit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha se në ditën që do të hiqet taksa, do të ftojë një takim të ri për dialogun e që do të sillte një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?