Haradinaj: Na mbetet të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se synimi kryesor i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO.

Haradinaj ka thënë Ushtria e Kosovës, sot kur jemi shtet i pavarur dhe sovran është padyshim kulmimi i sakrificës shumëvjeçare për liri.

“Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë. Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kryetari i AAK-së, me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së ka bërë homazhe në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.

SHKARKO APP