Haradinaj: Në Berlin u detyrova t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot mbi përplasjet që ka pasur me Edi Ramën në Berlin. Kreu i AAK-së në një intervistë për RTK-në, tha se në Berlin nuk i mbrojti territoret e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”.

Të martën, përmes një postimi në facebook duke mos përmendur emrin e tij, Rama i’u referua Haradinajt si “lider kosovar”. Madje tha se në prezencë të kancelares Merkel dhe Presidentit francez, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

Haradinaj ka mbështetur iniciativën për një Ballkan të hapur, por vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën, për çka i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe atyre të rajonit që presionin ta drejtojnë nga Serbia dhe jo nga Kosova që të jetë pjesë e saj

SHKARKO APP