Haradinaj në Hagë: I patrazuar dhe ballëlartë

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Hagë, ku do të pyetet nga prokurorët e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së. Një numër i madh deputetësh të partisë drejtuar prej tij, kanë qenë prezent në Aeroportin ”Adem Jashari”, për ta takuar përpara se Haradinaj të niset drejt Hagës.

Ndërsa në facebook, ai thotë se luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën. Teksa shkruan si qytetar i Kosovës, Haradinaj thekson se është i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë.

”Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë”.

SHKARKO APP