Haradinaj: Nëse Kurti do ta mbronte taksën, ditën e mocionit do të më kishte në krah
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar Albin Kurtin për mashtrim të qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit.
Në emisionin Debat Plu në RTV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se AAK e ka dënuar Qqeverinë Kurti për shkak të mënyrës se si e kanë hequr taksën.
“Nëse Kurti do të mbronte taksën ashtu si kemi kërkuar ne përmes letrave publike, do të ishim me të ditën e mocionit”, u shpreh kideri i AAK-së.
Haradinaj thotë se Kurti e largoi taksën dhe sipas tij qeveria pasuese nuk ka punë me taksën.
“Unë falënderoj LDK-në që nisi këtë mocion duke dënuar një kryeministër mashtrues. Kurti mashtroi qytetarët dhe partnerin e koalicionit”, tha Haradinaj.
Megjithatë, ai tha se vetë Kurti e ka ditur se shkarkimi i Agim Veliut do ta rrëzonte vet qeverinë e tij.
https://www.facebook.com/dukagjinirtv/videos/532302357480888/