Haradinaj: Nesër mund të ketë sërish shtyrje seance

Kreu i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se gjasat janë shumë të mëdha që nesër të ketë shtyrje të seancës së Kuvendit.

”E para po më vjen keq për kohën edhe shtyrjet që kanë ndodhur deri më tani. Nuk ndihem miqë që po ndodhin këto shtyrje.  Jemi ende në përpjekje të kemi seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër  të mos mund të fillojë. Por këto shtyrje bëjnë gati një nisje të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse” deklaroi Haradinaj

I pyetur nëse kanë arritur marrëveshje me Behgjet Pacollin e AKR-së, ai tha se jemi në konsulta të vazhdueshme

“Besoj do të gjejmë zgjidhje. Nëse Pacolli nuk i  bashkohet PAN-it, ai ka thënë se qëllimi ynë është vetëm për qeveri gjithëpërfshirëse dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për një të ardhme”, ka deklaruar Haradinaj gjatë prezantimit të kandidatit të saj për komunën e Ferizajt, Xhavit Zariqi.

SHKARKO APP