Haradinaj: Nesër sërish protestë!

Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves ramush Haradinaj ka perseritur thirrjen per protesta neser ne oren 12 para qeverise. Ai ka theksuar se partia e tij  "asnjëherë nuk dështoi të dedikojë vetëveten në përpjekjet afatgjata të konsolidimit të një shoqërie kosovare të lirë e të barabartë, të ndërtimit të institucioneve të forta të shtetit, dhe fitores së pavarësisë."

Haradinaj thote se ndjehet i shqesuar  për gjendjen dhe të ardhmen e Kosovës e qytetarëve.

"Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po dështon t'ia rikthejë shpresën e rrënuar vendit, duke vazhduar me veprime injoruese dhe ofenduese, duke rrënuar shtetin e vështirësuar jetën tonë. Situata po bëhet serioze. Çdo ditë jemi vonë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përputhje me shqetësimet qytetare, në frymë paqësore dhe të civilizuar, ftoj qytetarët që të takohemi nesër në vazhdimin e protestës gjithëpopullore me fillim nga ora 12:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nesër të dëshmojmë se kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime, duke protestuar qetësisht."

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?