Haradinaj: Nuk kam frikë nga Gjykata Speciale, por akuzat e saj janë etnike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, premtoi se Kosova do t’i përmbush të gjitha obligimet ndërkombëtare, përfshirë edhe Gjykatën Speciale. Deklaratat e tij erdhën gjatë një interviste për Deutsche Welle, përballë gazetarit të mirënjohur Tim Sebastian. Haradinaj nënvizoi ne nuk i frikësohet Speciales, por se shqetësimi i tij i vetëm të cilin ai e ndau me gazetarin është për personat që do të gjykohen nga dhomat Speciale, pasi sipas kryeministrit të Kosovës, akuzat do të jenë të orientuara ndaj një etnie.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk beson që iniciativa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, mund të ketë sukses.  Komentet e Haradinaj erdhën në një intervistë përballë gazetarit më të njohur në botë për pyetjet e tij goditëse, Tim Sebastian, në emisionin “Zona e Konfliktit”. Haradinaj premtoi se Kosova do ti përmbush detyrimet ndërkombëtare duke iu referuar kështu Gjykatës Speciale dhe Demarkacionit

“Kosova i ka përmbushur obligimet e saj, sa i përket ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk ka dyshim që Kosova do t’i kryejë edhe këto obligime ndërkombëtare”.

I pyetur nga gazetari sa i frikësohet Haradinaj gjyaktës Speciale, ai tha se në Kosovë nuk ekziston asnjë frikë nga akuzat potenciale të Gjykatës Speciale dhe ka hedhur poshtë mundësinë e shfuqizimit të saj. Por lidhur me këtë çështje, Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij për personat që do të gjykohen nga Specialja, pasi spas kryeministrit, akuzat do të jenë të orientuara ndaj një etnie.

“Është një shqetësim që lidhet me Gjykatën Speciale dhe një numër të njerëzve këtu e konsiderojnë si të padrejtë ngaqë ka qasje selektive dhe etnike ndaj krimeve. Kjo gjykatë fokusohet në raste të veçanta të luftës, kështu që supozohet që ti drejtohet vetëm një etnie. Por Gjykata ekziston, është krijuar me votë në Parlament, janë votuar ndryshimet kushtetuese”

I pyetur nga gazetari Tim Sebastain, Haradinaj nënvizoi se nuk vihet aspak në dyshim ekzistenca e Gjyaktës Speciale, por tha se ka shumë njerëz që e konsiderojnë si të padrejtë këtë institucion drejtësie, pasi cështjet e saj nuk merrën me atë se cfarë ka ndodhur vërtet në Kosovë në të kaluarën”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.  Haradinaj nënvizoi gjithashtu se nëse kjo gjykatë ngre akuza kundër tij, ai do t’i dorëzohet asaj.

Gjatë intervistët për Deutche Welle, kryeministri, fajësoi Bashkimin Europian se nuk i kushtuar aspak vëmendje Kosovës. Si mund të na konsideroj blloku si partner, ndërkohë që sa herë unë jam në Bruksel, flamuri i vendit tim nuk ndodhet aty, ka thënë Haradinaj. Po si mund t’iu besojë blloku juve dhe si mund t’ju ndihmojë në të ardhmen, kur ju nuk përmbushni detyrimet tuaja ndërkombëtare, ka qënë replika e gazetarit më kritik në botë Tim Sebastian.

SHKARKO APP