Haradinaj: Nuk lejojmë ndarjen e Kosovës, s’preken as kufijtë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në tubimin përkujtimor për disa prej të rënëve të Luftës së Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj, të dekoruar pas vdekjes me titullin “Dëshmor kombi”.

Në fjalën e tij të mbajtur pas ceremonialit përnderues, Haradinaj përmendi rolin e luajtur nga Ushtira Çlirimtare e Kosovës në mbrojtjen e popullsisë civile. “Djemtë më të zotë, luftëtarët më të zotë, që kaluan mbi një vit lufte intensive nga 24 marsi, pa e lëshuar vendbetejën janë vrarë, sepse janë detyruar të dalin pa pozicion lufte, përballë forcave serbe, që të mos i lejojnë të arrijnë tek civilët shqiptarë.”- u shpreh kreu i ekzekutivit të Kosovës.

 

SHKARKO APP