Haradinaj nuk ndërron mendje: Nuk e heqim taksën kundër Serbisë

Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kompromis me BE-në edhe pasi Frederica Mogherini po ofron që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit, UNMIK të zëvendësohet me Kosovo*.

Një përgjigje me shkrim Mogherinit pritet t’i dërgohet gjatë ditës së hënë, përmbajtja e së cilës qartëson se Ramush Haradinaj nuk do të ketë asnjë qëndrim ndryshe nga ata që tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Kosovës. Avni Arifi ka konfirmuar se Qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeminsitri do t’i kthejë përgjigje këtë të hënë.

“Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha Arifi, shkruan Express.

Në bazë të kësaj deklarate nënkuptohet se Qeveria do t’i thotë jo ofertës së BE-së. Pra, sipas të gjitha gjasave Mogherini bashkë me komisionerët tjerë të BE-së do të marrin përgjigjje negative.

Vendimi për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ka arritur efektin e parë. BE po ofron një kompromis, i cili do të refuzohet nga Qeveria. Pas dështimit në INTERPOL për të cilin Serbia loboi maksimalisht kundër Kosovës, Qeveria mori vendim për taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Humbjet që i shkaktohen Serbisë dhe Bosnja Hercegovinës karshi taksës së vendosur për produktet e këtyre shteteve nga Republika e Kosovës, po i kushtojnë këtyre shteteve me miliarda euro.

SHKARKO APP