Haradinaj pas lirimit me kusht nga gjykata
Siç shihet në këtë foto Haradinaj ka dalë me avokatin e tij Aranit Koçi të festojë në një nga lokalet e Colmarit.
Gjykata ka marrë vendimin e lirimit me kusht për Haradinajn. Në këtë mënyrë ish-Kryeministri i Kosovës nuk mund të largohet jashtë territorit të Francës.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, u arrestua nga autoritetet franceze një javë më parë si pasojë e një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.