Haradinaj: PDK-LDK, koalicioni i natës që do të sjellë degradim

Haradinaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se për 6 muaj me radhë kanë negociuar në të mirë të vendit por Isa Mustafa ka mendu se marrëveshja e madhe nuk“ Kosova është pa institucione të pavarura, përpara ka pas një ndërmjetës ka mund të jetë kryeadministratori që ka mund të thotë kështu duhet, ka mund të jetë ambasadori i Amerikës dhe kur ka pas kontest politik dhe partitë nuk janë pajtuar ai ka thënë kështu është. Kur është heq pavarësia e mbikëqyrur edhe amerikanët edhe të tjerët kanë thënë tash ne nuk po duam t’i shtim duart brenda juve.. kryetari Mustafa e ka kërkuar nga unë që unë ta përkrahi atë si i nominuar prej neve por pse e ka kërkuar ai në atë kohë, unë mendoj që ka qenë bukur e qartë në atë kohë, ai ka deshtë të më bëjë zëdhënës së tij për me më dërguar te Hashimi, unë nuk kam pas nevojë me u bë zëdhënësi i Isa Mustafës për me shku te Hashimi, se kam mundur vetë të shkoj por ai për ta rritur pozicionin tek ne dhe të bëhet më i zoti kur fol me Hashimin, me thonë nuk jam veç në emër të LDK-së por jam në emër krejt të tyre, ai e ka punuar këtë plan", transmeton Kosovapress.

Ai ka thënë se Kosova sot gjendet para sfidave të mëdha, jo vetëm nga gjendja që e la qeveria e kaluar por edhe që u bashkuan e liga dhe e keqja ,jo për të ndryshuar gjendjen por për të thelluar të keqen dhe zhgënjimin e qytetarëve. “Sot i kemi dy parti që janë bërë bashkë, LDK dhe PDK. Unë e kam quajtur koalicioni i natës se e kanë bërë pas darke. Nuk është zgjidhja e ndërkombëtareve . e kanë thënë edhe ndërkombëtarët që nuk është zgjidhja e tyre dhe nuk është e mira e këtij vendi.

Kush janë këta të dy që janë bërë bashkë. E para: PDK, është një organizatë politike që ka edh instrumente të tjera në funksionim përmes së cilëve realisht e ka humbur rrugën qeverisëse në vend edhe e ka sjellë vendin në çfarë gjendje që jem.

Rezultat i PDK-së dhe mënyrës se si kanë qeverisur është Gjykata Speciale për krime të luftës, e cila e ka vetëm Kosova. E çka është LDK-ja sot, LDK-ja është parti shumë heterogjene, grupe- grupe brenda, në luftë për pushtet të brendshëm. Provojnë me ja hanger kryet liderit vet dhe njëri tjetrit. Në mënyrën se si qeverisin janë grupe të interesit. Kur këto dy parti kur bëhen bashkë nuk ka naj qeverisje kualitative, por ka një status quo-je të keqe, degradimi qeverisës “, ka thënë ai.

Me shumë se koalicioni pas zgjedhor u tradhtua shpresa e qytetarëve të Kosovës për një shtet ligjor, për një shtet pa korrupsion ,pa krim të organizuar dhe për një zhvillim ekonomik. “ E kanë nisur dhe do ta shohim se deri ku do ta qojnë, por ne kemi me ardhë, do të vijë një gjeneratë më e mençur e njerëzve, më e pastër, më shqiptare në këtë vend dhe që nuk janë aq indiferent për atë çka u ndodh fëmijëve të tyre. “, ka thënë ai.

Sipas tij, “të dëshpëruar mbeten edhe ata që votuan për një qeverisje tjetër nga i gjithë spektri politik në Kosovë, por ne si parti dhe si qytetar nuk duhet të pajtohemi me të keqen ,por të mobilizohemi për shtetin tonë që ta mundim këtë të keqe dhe t’i japim shpresë Kosovës si shtet të pavarur.

Të gjithë bashkë të punojmë që institucionet e varura në shtetin e pavarur të mos mbesin të tilla dhe të mos janë pengesa e zhvillimit dhe e mirëqenies sonë të përbashkët të rendit dhe ligjit, si dhe integrime euro-atlantike. Kryetari i AAK-së, Haradinaj në fund të takimit të tij me gjakovarët tha,” unë kam ardhur për të nderuar gjakovarët dhe me ju thanë se ne kemi pak fytyrë dhe AAK do të vazhdojë të punojnë për të mirën e vendit ,në mënyrë që marrja e përgjegjësive për ndërtimin e mirëfilltë të demokracisë dhe ardhmërisë së këtij vendi të mos jetë e largët”.

SHKARKO APP