Haradinaj: Pensionet veteranëve do t’u paguhen të plota

Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se do të punojë në mënyrë që pas rishikimit të buxhetit pensionet e veteranëve të paguhen në bazë të rregullt, të plota dhe me kohë.

Këtë premtim ai e ka bërë në takim me kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, dhe po ashtu ka nënvizuar se do të bëhet punë që protestat për invalidët të ndërrohen me kohë, ndërsa familjet e dëshmorëve të kenë të drejtën e pensionit, njofton Klan Kosova.

Na ana e tij, Gucati e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen në krye të Qeverisë, duke i uruar suksese në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij.

Ai po ashtu shprehu vullnetin e organizatës për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

SHKARKO APP