Haradinaj për Hagë/ Ish-deputeti: Procesi ndaj tij, luftë për kufijtë

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se procesi ndaj Ramush Haradinajt është luftë për kufijtë.

Shehu thekson se Haradinaj do të niset për Hagë, ndërsa shpreson që ai të kthehet i pafajshëm për të tretën herë. Sipas tij, në rast se Haradinaj del i pafajshëm, kombi shqiptar do të jetë më i fortë, ndërsa nëse ndodh e kundërta, iu jepet goditje kufijve të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Postimi i Tritan Shehut:

Në Hage fillon edhe “lufta për kufijtë”.

Haradinaj për të tretën herë niset në Hagë si i pafajshëm.

Shpresoj dhe uroj që të kthehet edhe kësaj radhe prej andej si i tillë; kjo vlen për atë, për qeverisjen e Kosovës, stabilitetin e saj, njohjet ndaj saj.

Në fakt vlen shume me tepër, vlen edhe për tërësinë teritoriale të Kosovës, për marrëveshjen e Ahtisarit, për vendimin e gjykatës së Hagës mbi Kosovën, per aktet e rëndësishme mbi të cilat qëndron sovraniteti i saj.

Vlen edhe për stabilitetin rajonal, rrugën tonë të përbashkët të integrimit, vetëm nëpërmjet se cilës ne pa ndryshuar kufijtë tanë, por duke i zhvlerësuar ata do të jemi nesër të gjithë pa të tillë, pjesë e familjes sonë europiane.

Pa asnjë dyshim procedimi, apo akoma me keq dënimi i Haradinaj do të dobësonte qendresën ndaj atyre projekteve të vjetra te Sërbisë së Madhe nëpërmjet shkëmbimit te territoreve, rolit te saj të aspiruar si gardian ne Rajon, që veçse fatkeqësi të reja do të sillte për të gjithë ne, përfshi dhe për serbët vetë.

Haradinaj deri tashti ka qenë në Kosovë zëri i parë në kundërvënie të atyre projekteve vuciciane, por qe fatkeqesisht te prezatuara në shqip në Prishtinë e Tiranë, të sheqerosura me nacionalizma arkaike dhe të inkurajuara nga ata Lindore, që aspirojnë ta kontrollojnë Rajonin duke e mbajtur atë jashtë BE, bëhen sot ekstremisht të rrezikshme.

Pra në Hagë nuk zhvillohet vetëm beteja e Haradinajt për pafajësi….

SHKARKO APP