Haradinaj për sulmin në New York: Krim i pafalshëm i atyre që nuk e duan lirinë

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj ka reaguar për sulmin në New York, duke thënë se sulmi i tillë është krim i pafalshëm i atyre që nuk e duan lirinë.

Haradinaj shkruan se qytetarët dhe Qeveria e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan.

“Sulmi i egër mbi jetët e pafajshme njerëzore në New York City është krim i pafalshëm i atyre që nuk e duan lirinë. Populli dhe Qeveria e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan dhe qëndrojnë fuqishëm në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballje me të keqën”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?