Haradinaj për takimin në Bruksel: Hap përpara, por jo kush e di ç’ka!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar takimin e së martës të ekipit negociator me Federica Mogherinin në Bruksel.

Në deklaratën e tij për mediat Haradinaj është shprehur se është një hap përpara.

“Ne kemi marrë disa informata. Vlerësoj se është një takim i pritur dhe i paraparë që të ndodhë ashtu janë paraqitur qëndrim edhe të delegacionit shtetëror edhe institucioneve të BE-së që do të thotë një hap përpara. Një hap përpara sa mos me thonë shumë i mirë ose kush e di çka, por një hap përpara po”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë takimi i ekipit negociator është vlerësuar edhe nga vetë kryesuesit e Ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti të cilët theksuan se në vazhdim priten takime më intensive për ta vazhduar dialogun drejt një marrëveshje finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

The post Haradinaj për takimin në Bruksel: Hap përpara, por jo kush e di ç’ka! appeared first on Vizion Plus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?