Haradinaj për taksën: Serbia s’mund të marrë me zor tregun tonë

Një ditë para vizitës së diplomatit amerikan, David Hale në Kosovë, kryemininistri i Kosoves Ramush Haradinaj ka thënë se nuk pranon që Serbia ta zaptojë tregun e Kosovës, e të mos e njoh pavarësinë e shtetit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për një vizitë në qytetin e Suharekës, prej ku ka folur për aktualitetin politik dhe çështjet më të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova. Sa i përket dialogut me Serbinë, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do të jep asgjë në këmbim të njohjes së pavarësisë nga Beogradi.

Haradinaj ka treguar se si ndërkombëtarët i kanë thënë se çfarë do të jep Kosova në këmbim të njohjes nga Serbia, dhe për të një gjë e tillë është shumë e rëndë, pasi Kosova nuk ka se çfarë të jep më.

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, kreu i ekzekutivit thotë se nuk mund të vijë duke i hapur kufijtë, e duke bërë eksperimente me ta.

“Njohja nuk mundet me ardhë, t’u na marrë diçka. Kur po flasin miqtë tanë, se çka jepni ju për njohje, a besoni si me të ra diçka e madhe në kryer. Çka mundemi na me dhanë mo, për të drejtën tonë, për me jetu në tokën tonë. Ne kemi dhënë shumëçka, prandaj kemi mbet vend i vogël. Nuk mundemi na me dhanë. Na mundemi me u pajtu me ecë përpara, por jo me harru. Njohja duhet me ardhë si kërkim falje, por jo tu dhanë tokë, e tu bo eksperimente me veten, tu i hap kufijtë. Çka bojmë pa kaq Kosovë, ku i rrisim fëmijët, që nesër mundemi me u rritë edhe më shumë”, ka thënë Haradinaj.

SHKARKO APP