Haradinaj për televizionin serb: Nuk i trembem ekstradimit në Serbi

 

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili u arrestua në Lubjanë, në një deklaratë për TV N1 të Beogradit, tha se nuk i frikësohet ekstradimit në Serbi dhe akuzoi autoritetet e Sllovenisë për “sjellje të turpshme”.

“Unë ndodhem në Lubjanë dhe pres vendimin për të ma kthyer pasaportën në mënyrë që të udhëtoj për në Prishtinë. Për mua kjo situatë është e papranueshme se si Sllovenia nuk e ka pastruar këtë gjë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi nuk është gabim, atëherë është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem për Serbinë , une jam qytetar i Kosovës”, i tha Haradinaj N1, bën të ditur Koha.net.

N1 pohon se është në dijeni se organet e drejtësisë sllovene po verifikojnë fletarrestin serb dhe po presin kërkesën eventuale të Serbisë për ekstradim.

Haradinaj u arrestua dje në Aeroportin e Lubjanës në bazë të një urdhërarresti të Interpolit serb nga 8 tetori i vitit 2004.

SHKARKO APP