Haradinaj: Përcaktimi i kufijve nuk është në juridiksionin e presidentit

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj ka thënë se fuqitë e presidentit të Kosovës janë të qarta dhe se territoret dhe kufijtë nuk janë nën juridiksionin e tij.

“President i Kosovës, Hashim Thaçi përfaqëson vendin, territoret dhe kufijtë nuk janë nën autoritetin e presidentit. Kjo është pjesë e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe kjo është kategoria kushtetuese. Në vendin tonë kushtetuta respektohet”, ka thënë Haradinaj për TV Prva, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse ekziston një mundësi që Kosova të pranojë një demarkacion siç është thënë edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, Haradinaj ka theksuar se një gjë e tillë është e pamundur.

“Është një deklarim shumë i gabuar. Kemi kaluar tashmë tragjeditë e viteve 90-ta. Ne kemi këto kufij, ndoshta nuk jemi të kënaqur me këta kufij por nëse nuk i respektojmë çfarë do ndodhë atëherë”.

SHKARKO APP