Haradinaj pret në zyrën e tij presidentin Thaçi, pak para nisjes për në SHBA

Pas darkës së mbrëmshme në shtëpinë e Hashim Thaçit,  kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim në zyrën e tij Presidentin Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është takuar me Presidentin Thaçi në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, pak para nisjes së presidentit për në SHBA.

“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, ka shkruar Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe, mbrëmë Presidenti Thaçi i kishte mbledhur në shtëpinë e tij të re, për një darkë me mish e me verë, udhëheqësin e Shqipërisë; kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj; kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli; dhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi mes krerëve të shtetit dhe mysafirit nga Tirana vjen pas përplasjeve mes udhëheqësve të koalicionit qeverisës në Kosovë për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, por edhe pas përplasjeve të vazhdueshme mes shefit të ekzekutivit kosovar dhe të parit të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?