Haradinaj prezanton qeverinë e re. U drejtohet në gjuhën serbe pakicave

Kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë në seancën ku do të votohet Qeveria e re, ka thënë se gjendja në Kosovë është e keqe. E keqe në shëndetësi, arsim e ekonomi.
Ai ka thënë se programin e Qeverisë do të prezantojë në një seancë të re.

“Na pret shumë punë. Kosova rrezikohet nga terrorizmi botëror. Kosova do të ndjehet e sigurt vetëm si anëtare e NATO’s”, ka thënë Haradinaj, i cili po flet si kandidat për Kryeministër.

“Kosova nuk shko në BE. Do të behet BE”, ka thënë ai.

“Republika e Kosovës ka në themel shumë sakrificë. Miqësia me SHBA do ta forcohet”, ka thënë ai.

“Do të dialogoj me të gjithë”, ka thënë ai, kur ka folur për rajonin.

Ai ka paralajmëruar edhe dialog të brendshëm për të kuptuar hallet e qytetarëve.

“Qeveria e Kosovës përbëhet nga parti të ndryshme. Nga shumë parti. Përbëhet nga komunitetiet. I falënderoj të gjithë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur pak edhe në gjuhën serbe, ku iu ka bërë thirrje pakicave të ndjenë si në shtëpinë e tyre në Kosovë.

Ka kërkuar edhe votat e Qeverisë.

SHKARKO APP