Haradinaj – prodhuesve: Taksa 100% ndaj Serbisë, një mundësi e artë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha në Konventën e Prodhuesve të Kosovës se “taksa 100%, si vendim sovran i Kosovës, le të shërbejë si porosi për të gjithë se ne jemi zgjuar, të vetëdijshëm dhe se jemi vetvetja. Prodhuesit vendorë e kanë përpara një periudhë të artë, të cilën duhet ta shfrytëzojnë për fuqizimin dhe qëndrueshmëri në treg.”

“Reforma fiskale,- theksoi Haradinaj, –  që i fuqizon ata dhe taksa për importet nga Serbia dhe BeH u ka krijuar atyre rrethana më të favorshme, duke iu hequr barrën e diskriminimit. Këtë mëngjes mora pjesë në Konventën e Parë të Prodhuesve Vendorë, ku theksova se Kosova tani ka më shumë vetëbesim dhe prodhuesit tanë po e fitojnë besimin e konsumatorëve në tregun tonë dhe në atë europian.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?