Haradinaj reagon ndaj Vetvendosjes:Po shkelni mbi çdo parim!
“Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, por edhe kolegët e tjerë e dinë shumë mirë se këtij koalicioni i kam shërbyer me besnikëri prej ditës së parë deri në të fundit. U kam shërbyer të gjithëve e ndoshta më së shumti Vetëvendosjes.
Është për keqardhje që për pak vota më shumë të shkelni mbi çdo parim. Ne jemi parti e djathtë dhe sigurt kurrë nuk do të jemi të majtë, por të paktën në situata të tilla është më mirë të mendoni përtej koncepteve denigruese dhe aq më parë kur na pret një punë e përbashkët në ndaljen e "kapjes së shtetit".