Haradinaj reagon për operacionin policor në Mitrovicë: Serbët të ruajnë qetësinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale për të qartësuar situatën që është krijuar mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës.

Haradinaj shkruan në “Facebook”: “Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policor, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”

SHKARKO APP