Haradinaj: Rebelimi i Vetvendosjes ishte i drejtë

Pas arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes para Kuvendit, Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhje duke thënë se deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës sa herë që ata të thërriten.

Sipas kreut të shtetit, rebelimi i atëhershem ka sjellë mjaft të mira dhe se deputetët e Vetvendosjes nuk kanë arsye të fshihen, pasi të gjithë ndonjëherë kemi kundërshtuar me vetëdije.

”Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjet që mbesim rrezik për Kosovën. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjelle të mira. Ndërsa qëndrimi i Aleancës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politik e jo ligjor. Unë mendoj që deputetët që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në Gjykatë, ata nuk kanë bërë asgjë që meriton me u fsheh. Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”, ka theksuar Haradinaj.

Sa i përket bllokadës së punës së Kuvendit që nuk po arrin të mbajë seancë normale, Haradinaj ka thënë se duhet konsensus. Sipas tij, partitë politike ende nuk i ka lëshuar sikleti i zgjedhjeve.

SHKARKO APP