Haradinaj: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Në gjykatë, jo si Kryeministër

Kryeministri i Kosovës njoftoi sot dhënien e dorëheqjes pas thirrjes për tu marrë në pyetje nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës.

Haradinaj u shpreh se Kosova duhet të bëhet gati për zgjedhje të parakohshme dhe si ai nuk mund të shkonte para gjykatës me mandatin e kryeministrit, por si qytetarë i thjeshtë. Haradinaj tha se ndaj tij nuk ka akuzë, por vetëm intervistim.

“Vendi do të shkojë në zgjedhje. I takon presidentit të vijojë me procedurat. Unë do t’u ofrohem sërish qytetarëve në zgjedhje, për shkak se jam i intervistuar, nuk jam i dyshuar nga gjykata. Nuk ishte një vendim i lehtë, por unë nuk mund të shkojë si kryetar qeverie para hetuesve. Unë nuk mund t’ia bëjë këtë qytetarëve të Kosovës”,- tha Haradinaj.

SHKARKO APP