Haradinaj shuan kuriozitetin: Për tre ditë pushime në Zvicër pagova 7 mijë euro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  foli sot për pushimet  e tij dimërore në Zvicër të përfolura ditët e fundit në mediat kosovare për faktin se kanë qenë shumë të kushtueshme.

Pa dashur ti bëjë bisht interesit të gazetarëve, Haradinaj tha se tre ditë në Zvicër i kanë kushtuar 7 mijë euro, por se i ka paguar me paratë  e tij.

Haradinaj: Pushimi, t’iu them të drejtën unë pare kam për pushim edhe për nja dy a tre, veç kohë s’po kam. Unë kam qenë veç tri netë në pushim, shtatë mijë euro më ka kushtuar, prej parave të mija është paguar, por nuk po dua me hy në debat me këto mediat. Unë jam prej atyre që nuk përshtatna shumë, shkelin shumë mina. Pra, ia prishi planet shumë kujt, e di që ma kthejnë në mënyrë të ndryshme, sepse i kanë instrumentet e veta me më goditë. P.sh. vetë me prodhimin e rrymës në Kosovë, Kosova ka fituar mbi 100 milionë euro, ku vetëm gjatë dimrit kemi pasur me importuar mbi 100 milionë dhe me rritë çmimin e energjisë, mirëpo, fakti që ne kemi lëshuar në prodhim edhe një kapacitet, e kemi ulë çmimin e energjisë në krejt regjionin, pra edhe në Serbi, edhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi për 30 euro. Andaj, e di që i kam idhnu plot dhe e di që do ta marrë goditje të tilla, mirëpo nuk e kam shumë problem, kënaqem.

SHKARKO APP