Haradinaj: S’kam qenë i përfshirë në rastin “Kumanova”

Akuzat e Mministrit të Brendshëm të Maqedonisë se prapa ngjarjeve në Kumanovë, qëndron Ramush Haradinaj me njerëzit e tij, AAK i ka quajtur shpifje ordinere të elementëve kriminalë të qeverisë së Shkupit.

“Haradinaj e askush nga njerëzit e tij, s’ka pasur asnjë lidhje as me Kumanovën e as me ngjarjet tjera të kësaj natyre, të cilat janë sponosorizuar nga vetë qarqet politike kriminale të Shkupit, kjo me qëllim të amistimit të veprimeve kriminale që i kanë ndërmarrë vetë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Kosova, sipas AAK-së, ka marrëdhënie të mira me Maqedoninë dhe është e interesuar të zhvilloje fqinjësi të mirë, por deklarata të tilla të pavërteta dhe nxitëse, janë në kundërshtim me fqinjësinë e mirë.

“Prandaj qeveria e Shkupit duhet të distancohet nga deklaratat e ministrit të vet, sepse ajo e di më mirë se askush tjetër se kush qëndron prapa ngjarjeve në Kumanovë dhe zhvillimet atje, t’i emërtojë me emrin që kanë!”, thuhet më tej nga AAK, teksa i bëjnë thirrje edhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të distancohet nga shpifjet e ministrit të Brendshëm maqedonas dhe të mos bëjë sehir, por ta zbardhin skenarin e Kumanovës dhe rolin që kishin në këto ngjarje segmentë kriminalë të pushtetit në Shkup.

SHKARKO APP