Haradinaj sot në Bruksel, pritet lajm i mirë për vizat!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj do të realizoj sot një vizitë për në Bruksel. Shefi i qeverisë pritet të takohet me zyrtarë të Bashkimit Evropian ku ndër diskutimet të cilat pritet të zhvillohet është edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Madje ditë më parë, këshilltar politik dhe për media Halil  Matoshi ka thënë për Indeksonline se nga ky takim do të ketë lajme të mira për vendasit kosovarë.

“Çdo vizitë në selinë e BE-së e kryeministrit të Kosovës është në funksion të përmbushjes së agjendave shtetërore. Sigurisht që do të diskutohet me zyrtarët e BE-së edhe për liberalizimin e vizave. Besojmë që do të kemi lajme të mira. Çdo ditë e kaluar është një hap para drejt liberalizimit të vizave”, ka deklaruar ai, raporton Indeksonline.

Duhet shtuar se kryeministri Haradinaj ka vazhduar të deklarohet i bindur se qytetarët e Kosovës do të lëvizin shumë shpejtë lirshëm në zonën ‘Schengen’.

Ndryshe në takimin joformal të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Federica Mogherini, janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

SHKARKO APP