Haradinaj: Sot të gjithë jemi gazetarë!

“Sot të gjithë jemi gazetarë!” gjykon Ramush Haradinaj, ish-Kryeministri i Kosovës, në ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme – thekson Haradinaj – dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë!

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë. Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?