Haradinaj-Stublla: Është rrezikuar siguria e Kosovës, BE dhe SHBA të dënojnë Serbinë
Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar që si ndërmjetës të dialogut, të dënojnë shtetin serb për shkak të futjes përmes rrugëve ilegale të produkteve farmaceutike të pa verifikuara.
Përmes një postimi në facebook, shkruar se Serbia, me veprimet e muajve të fundit, si dhe me shkeljet e vazhdueshme ka rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës, dhe ka nëpërkëmbur procesin dhe të arriturat e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si në Uashington, ashtu edhe në Bruksel.
“Pres nga Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar, si ndërmjetës të dialogut, respektivisht garantues të paqes, sigurisë, dhe stabilitetit në rajon, reagim adekuat për shkeljet dhe kërcënimet destabilizuese që Serbia po ua bën marrëveshjeve dhe frymës së normalizimit përmes ndërhyrjeve të pandërprera ilegale në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”, shkruan Haradinaj-Stublla.