Haradinaj takon Mogherinin: Kosova do të marrë atë që i takon

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim – së bashku me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor – me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini të hënën mbrëma.

Pas këtij takimi, ai ka thënë se Kosova do të marrë atë që i takon, por s’ka dhënë ndonjë detaj se për çfarë e kishte fjalën.

“Takova në selinë e BE-së Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën biseduam miqësisht për proceset, të cilat po i kalon Kosova. Kosova do të marrë atë që i takon”, shkruan Haradinaj në Facebook.

SHKARKO APP