Haradinaj: Taksa hiqet kur Serbia të na njohë pa ndryshim kufijsh

Liderët e Kosovës, Presidenti, kryetari i parlamentit dhe kryeministri kanë zhvilluar një takim me zëvendës sekretarin amerikan të shtetit, David Hale mbi cështjen e dialogut me Serbinë, që është bllokuar pas vendosjes së taksës. Në përfundim të takimit, Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale zbardh bisedën me zyrtarin e lartë të DASH-it.
Kreu i qeverisë së Kosovës shprehet se ritheksoi se Kosova është gati për dialog dhe fton Serbinë që t’i kthehet tavolinës e të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë, por që të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.
Edhe pas këtij takimi, Haradinaj qëndron i vendosur duke mos u tërhequr nga taksa për mallrat serbe, pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE-ja, ndërkohë që thekson edhe njëherë se është kundër rishikimit të kufijve.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale. Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurr, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit. E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

SHKARKO APP