Haradinaj: Taksa nuk do të tërhiqet pa marrëveshje finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe sot se taksa nuk do të tërhiqet pa marrëveshje finale me Serbinë.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite që pati në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje. Por mundemi mos ta heqim asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën,  por ka të bëj me Serbinë dhe Rusinë”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Rtk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Haradinaj duke theksuar se ky vit do të jetë vit i ekonomisë, ka thënë se do të krijohen kushte për investime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kësaj, ai ka folur edhe për drejtorin e ri të AKP Valon Tolaj, i cili ka qenë nga radhët e AAK-së, për të cilin tha se e ka pasur koleg në parti dhe kërkon punë në AKP.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?