Haradinaj: Thaçi, Jahjaga e Kushtetuesja janë bërë bllok

Kreu i AAK-së ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, dhe Gjykatën Kushtetuese se janë bërë bllok dhe nuk po lejojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës..

Ai nuk ka sqaruar nëse do t’i drejtohen vetë Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar pikën 127 të aktvendimit të saj.

“Shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës e krijuar nga LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë kërkuar nga presidentja që t`i drejtohen Gjykatës për të dhënë sqarime se si mund të dilet nga gjendja e krijuar nga bllokada që e ka shkaktuar PDK-ja duke u fsheh pas vendimit të Gjykatës dhe duke u fshur pas të drejtës në nominim të cilën nuk po e shfrytëzon. Do t`i kërkojmë kryesueses vazhdimin e senacës”.

Sipas tij, PDK-ja nuk po i kryen obligimet e saj.

“Gjendja në vend është kështu: PDK-ja ka një të drejtë në nominim por nuk po e shfrytëzon, e ka obligim ta thërret seancën por nuk po e thërret. Pra do të kërkojmë që të mbahet seanca në mënyrë që të zgjedhet kryetari i parlamentit dhe kryesia e parlamentit për të vazhduatr me ndërtimin e institucioneve, Z. Kurti nuk ishte këtu, nesër do të takohemi prapë, nuk morëm vendim rreth kësaj por nesër do të kemi vazhdim të takimit në mënyrë që të ndërmarrim veprimet e duhura”.

 

SHKARKO APP