Haradinaj thirrje: Të ndalet dialogu me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria që ta ndërpresë dialogun me Serbinë.

“Mos të vazhdohet dialogu i tillë por duhet të vazhdojnë të punojnë që të  kemi një ushtri”, ka deklaruar ai.

Lideri i AAK-së , Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se dy partitë në pushtet PDK e LDK nuk duhet të eksperimentojnë tash e tutje me Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas një kohe peng që kanë mbajtur Kosovën kërkojmë që më tutje të mos eksperimentojnë, por të vazhdojnë të punojnë të punojnë me ligj në vend dhe në luftimin e korrupsionit” theksoi Haradinaj në një konferencë të përbashkët për media me Kryetarin e NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj. Duke shtuar se qeveria aktuale ka dështuar totalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Besoj koha është të ndryshojmë qasje ndaj vendit. Kosova vazhdon të mbetet me punë nën zero. Probleme të shumta dhe kjo dëshmon se kjo qeveri ka dështuar”, është shprehur ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?