Haradinaj tregon sherrin me Ramën: Ka qenë i angazhuar për ndarjen e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj deklaron se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.
Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, -ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Insajderi”.

Haradinaj ka thënë se që në momentin kur Rama shpeshtojë takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës. “Zoti Rama ka qenë njohur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, është shprehur ai.

Haradinaj ka pranuar se ka pasur “përplasje” me Ramën në shtëpinë e Thaçit kur ishin mbledhur politikanët në një darkë të ftuar nga presidenti aktual. “Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës”,- ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar sesi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vet ai si kryeministër, por edhe nga vendet e fuqishme të botës.

SHKARKO APP